Liam Payne, ish-anëtar i grupit të djemve me famë botërore One Direction, u gjet i vdekur në moshën 31-vjeçare në një hotel në Buenos Aires. Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën, ku këngëtari raportohet se ra nga kati i tretë i hotelit Casa Sur që ndodhet në lagjen Palermo.
Fotografitë që përshkruajnë pasojat janë zbuluar në Suitën Deluxe të Payne në Casa Sur në Palermo, ku ylli pati një fund fatal. Imazhet zbulojnë një skenë tronditëse, duke përfshirë një ekran televiziv të copëtuar nga një goditje.
Detaje të mëtejshme shqetësuese dalin në dritë nga tavolina e suitës, e cila përmbante një enë sapuni Dove, shkrepse, mbetje qirinjsh, letër alumini dhe një substancë pluhur.
U zbulua edhe një audion e pronarit të hotelit ku po qëndronte Liam Payne, duke thirrur 911 në Buenos Aires për një mysafir “i cili ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit të drogës dhe po shkatërron të gjithë dhomën”.
AHORA | ????
????Revelan audio de dueño del hotel en donde estaba alojado Liam Payne, llamando al 911 de Buenos Aires por un huésped “que está sobrepasado de droga y está rompiendo toda la habitación”
Vía La Nación ???????? pic.twitter.com/6HQEahg6kK
— El Nacional (@elnacionalpy) October 16, 2024
bal