Lajme

Si ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Prishtinë?

E se si erdhi te shpërthimi i bombolës së gazit mbrëmë në një lokal në kryeqytet, ndjekim kronikën në vazhdim.

Punën nuk e nisën si zakonisht.

Kjo pasi në këtë lokal në qendër të Prishtinës, mbrëmë shpërtheu një bombolë gazi.

I gjithë incidenti ndodhi kur po bëhej ndërrimi i bombolës së harxhuar.

Siç merr vesh televizioni, gjendja e të njëjtit është stabile.

E lajmin për televizionin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 23:00, në një lokal në rrugën ‘Mark Sopi’ në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para, dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime”

Gjatë mëngjesit të së mërkurës lokali po pastrohej për të vazhduar punën si ditëve të tjera.

E një rast i ngjashëm i shpërthimit të një bombole gazi ndodhi edhe para dhjetë ditësh në një autolarje në “Veternik” të Prishtinës.

Aty morën lëndime dy punëtorë të këtij biznesi, mirëpo gjendja e tyre u raportua të jetë stabile.