Horoskopi

Si nis muaji për çdo shenjë të Horoskopi, Meri Gjini bën parashikimin, kush duhet të ketë kujdes me paratë

Meri Gjini ka treguar me detaje se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit këtë muaj, teksa ishte e ftuar ne studion e “7pa5” në Vizion Plus.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar dhe disa këshilla se ku shenja të caktuara duhet të tregojnë kujdes.

Dashi: Venusi te Dashi në datën 5, në të gdhirë të datës 6. Gjëja e parë që do të rregullojë janë çështjet emocionale që kanë qenë të ngurta, me shumë situata që janë shoqëruar me ankth që nga eklipsi i Hënës së marsit. Kemi gjithashtu çështje që i përkasin pagesave. Nuk është se do të mungojë stresi. Është i pranishëm thuajse çdo ditë pjesa “si do ia bëj”, por momente të papritura do të ndihmojnë të paktën në dy faza. Faza e parë që janë veprimet serioze që do të bëni diku rreth datës 10 dhe faza më e rëndësishme është diku rreth datës 20. Me kalimin e Diellit te Demat, pritshmëritë tuaja duhet të vijnë duke u rritur.

Demi: Bashkimi i Uranit dhe Jupiterit ndodh te Demat kështu që nuk ka se si të mos përfshihen drejtpërdrejt, sidomos të lindurit në fundin e 10-ditëshit të dytë të qendrës së shenjës së Demave. Te Demat është shumë e rëndësishme kjo periudhë për të siguruar çështje të ekonomisë, ose të lëvizjeve bankare, ose çështje pronësie. Mërkuri në të kundërt duket sikur ka tërheqje zvarrë të ditës. Duket sikur mungesa e kohës për të kaluar me shoqërinë do të jetë arsye që do të grinden. Megjithatë me Venusin te Dashi dhe Mërkurin në të kundërt do të duhet të jeni të kujdesshëm te pjesa e jetës personale.

Binjakët: Zhvillime me pjesën e punës dhe te ekonomisë, ky është prioriteti. Kjo është çështja që do të merren pjesën më të madhe të muajit prill. Do të ndihen sikur vlerësohen pak më pak, do të ndihen sikur lehtësisht mund të ketë keqkuptime me miq dhe më shokë. Çdo gjë do të ketë një zgjidhje të mirë dhe çdokush do të marrë atë që mendon se meriton. Kujdesi do të duhet të tregohet në atë që ka të bëjë me komunikimin, telefonatat. Duket sikur do të ketë probleme me humbjen e lekut. Pak kujdes me lekun.

Gaforrja: Sa i përket prioritetit të muajit, është për të mbyllur çfarë detyrimesh kanë për të mbyllur. Një pjesë e mirë është lënë pas një periudhë e cila ka qenë prej një kohe shumë të gjatë, prej një viti me shumë paqartësi për pjesën më të madhe të Gaforreve, por njëkohësisht me pasiguri për sa i përket vazhdimësisë profesionale. Korrigjime të mundshme do të jenë të pranishme.

Luani: Mërkuri në të kundërt te Dashi ndikon te pjesa e kujdesit që do duhet të tregojnë me komunikimin me njerëzit me familje, apo me njerëzit që i ndjejnë të familjarizuar. Sa i përket hyrjes më të rëndësishme, që kanë përballë Plutonin, i jep mundësinë për të marrë në dorë pushtetin ekonomik.

Virgjëresha: Vendime të rëndësishme që i përkasin profesionit apo çështjeve bankare do të duhet të jenë shumë të kujdesshme. Mund të shoqërohen me shumë pak vonesa në hartimin e agjendës, por nuk do të ketë një dëm që nuk korrigjohet brenda së njëjtës ditë.

Peshorja: Për sa i përket ndjesisë së parë, është faktori i së papriturës që do të jetë present nga dita e nesërme deri në datën 20 të muajit prill. Ajo që do të jetë tipike është se do të harxhojnë shumë kohë në ndihmesë të të tjerëve.

Akrepi: Një mërkur në të kundërt, do të duhet të tregoni kujdes me komunikimin te njerëzit e familjes. Ajo që është e rëndësishme është profesioni sidomos për të lindurit në datën 10 të nëntorit.

Shigjetari: Në familjen e 10 të tyre kemi Marsin dhe Saturnin. Sa i përket Mërkurit në të kundërt te Shigjetarët, është çështje vonesash apo kujdes mos i dërgoni gabim mesazhet sepse kjo do t’ju bënte të ndiheshit pak si të zbuluar. Venusi është shumë i bukur për Shigjetarët.

Bricjapi: Ka vend për luhatje të forta të humorit për të kaluar nga ekstremi në ekstrem. Do duhet të menaxhoni pjesën emocionale. Data 20 do t’i favorizoje për çështje zyrash, shteti.

Ujori: Për të mbyllur çështje të rëndësishme, Prilli do të rezultojë magjik për të hequr nga kurrizi barra të cilat i kanë të mbartura prej kohësh. Do hapet rruga për një periudhë shumë të mirë.

Peshqit: Kanë Marsin dhe Saturnin në hyrje të drejtpërdrejtë, lëvizjet bankare, lëvizjet me pronat, me trashgiminë është e detyrueshme të jetë si prioritet. Me shpenzimet e tyre, nuk ka vend për entuziazëm.