ShowBizzz

Si rrallë herë, Majk flet për raportin me të birin

Reperi i njohur Majk ka ndarë së fundmi një moment të veçantë personal gjatë një interviste në ATV, ku foli për ndikimin e madh që ka pasur djali i tij, Roani, në jetën e tij. Ai e përshkroi ardhjen në jetë të vogëlushit si një moment që ndryshoi çdo aspekt të jetës së tij, duke e bërë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm.

“Lindja e Roanit ka pasur një ndikim të thellë jo vetëm në muzikë, por edhe në mënyrën se si i qasem jetës në përgjithësi,” tha Majk. “Jo veç kur bëj një tekst apo paraqitje, por në çdo vendim të përditshëm.”

Reperi ndau gjithashtu emocionet që ndjen për raportin e ngushtë që ka me të birin. “Raporti ynë është shumë i mirë, shumë i ngushtë, si mes një babai dhe djali. Ai është gjithçka për mua,” tha ai.

TS Poll - Loading poll ...

Majk foli edhe për disa momente argëtuese me Roanin, duke përmendur se vogëlushi shpesh luan me rrobat dhe aksesorët e tij, duke e surprizuar me shfaqje gazmore. “Kur shoh si më vjen me rrobat e mia dhe syzet, është një moment që më bën ta dua edhe më shumë,” shtoi ai.

I pyetur nëse Roani ka treguar interes për muzikën, reperi u shpreh se është ende herët, por se ai do të mbështesë çdo zgjedhje dhe pasion të djalit të tij në të ardhmen.



ks