ShowBizzz

Si rrallëherë, Ingrit Gjoni publikon foton me partnerin dhe djalin e tyre

Aktorja Ana Lika, dhe ish-banori i “Big-Brother” Bjordi Meziri, kanë dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja, të cilët zyrtarizuan romancën e tyre të dashurisë vetëm para pak kohësh, kanë zbuluar se do të mirëpresin në jetë një vajzë.

Natyrisht që dyja tezet e Annës nuk kishin sesi të mungonin në këtë ditë të saj të lumtur. Inisi dhe Ingridi kanë qenë pranë çiftit duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që vumë re ishte dhe prania e partnerit të Ingritit, Gentit.

Prej shumë kohësh përflitej se Ingridi dhe Genti i kishin dhënë fund raportit të tyre. Herën e fundit ishte viti 2017, kur Ingridi zgjodhi të publikonte një foto të të birit me bashkëshortin e saj, si për të hedhur poshtë zërat se ishte ndarë. Që atëherë, ajo dhe Genti nuk ishin parë asnjëherë bashkë në publik.

Çifti tashmë janë shfaqur bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë. Genti ka qenë në festën e Annës dhe e ka shijuar atmosferën, duke kërcyer edhe me Inisin.



ks