Horoskopi

Si ta joshësh dhe “pushtosh” një mashkull në tryezë

Pështjellim ndjenjash femërore…Mashkulli që keni ftuar për darkë ka gjasa që të bëhet partneri juaj. Ose së paku kështu dëshironi. Është çasti kur do të hidhni rrjetën për ta tërhequr më pas të mbushur plot

Ka shumë gjëra që duhet të jenë në lartësinë e duhur. Duhet të visheni me shije, duhet të zgjidhni fjalët e duhura, qëndrimin e përshtatshëm… t’i tregoni më të mirën tuaj në të gjitha aspektet.

Por edhe diçka. E fundit në radhën tonë por jo e fundit për nga rëndësia: çfarë do të shtroni në tryezë? Nuk mund të ketë rregulla fikse. Gjithçka ndryshon sipas mashkullit që keni ftuar. Por nëse nuk e njihni aq sa për të qenë e sigurt, ju mbetet t’u besoni yjeve.

Ja si duhet t’ia shtroni tryezën gjithsecilit mashkull bazuar në shenjën e tij të zodiakut…

DASHI

Gjahtari i vërtetë i zodiakut

Nëse keni ndërmend të ftoni për darkë, një mashkull të shenjës së Dashit, duket të mbani parasysh që ai është “gjahtari” i vërtetë i zodiakut… Edhe ai që në pamje të parë është më i druajturi, që dëshmon ndjeshmëri dhe sjellje delikate, në fund fare ka një qëllim: të të pushtojë! Nuk ka shumë durim dhe nuk ka ndonjë vëmendje të madhe ndaj ushqimit. I pëlqen fare pak të rrijë në tryezë dhe preferon thjesht mish, ndoshta me perime, të skarës dhe jo shumë të pjekur. Është e kotë t’i jepni vëmendje hollësive fine të tryezës. Mjafton një tryezë e bukur e kuqe që ta bëni të ndihet një mik i mirëpritur dhe i dëshiruar. Ka mitin e mashkullit që nuk kërkon kurrë dhe ju duhet të luani paksa duke hyrë në rolin e presë. Uluni përballë tij dhe nguljani sytë për t’u ballafaquar më pas në mënyrë më të drejtpërdrejtë, sikur të ishit duke bërë një betejë dashurie…Kështu do të çmendet nga tensioni dhe emocionet… Në vend të ëmbëlsirës një desert të mirë frutash do ta qetësojë, por vetëm për pak, shpirtin e tij që vlon.

DEMI

Një shije e përzgjedhur

E vështirë të gjesh shije më të përzgjedhur mes burrave të zodiakut. Nëse nuk jeni shumë e zonja në kuzhinë, më mirë të kërkoni ndihmën e një gastronomi të mirë…ose thjesht ftojeni në një restorant ku pjatat tradicionale dhe cilësia të jenë në lartësinë e duhur. Do të bëni goxha figurë, sepse është në gjendje të vlerësojë edhe zgjedhjen e restorantit nga ana juaj. Qiellza është për të një qendër e vërtetë kënaqësish. Madje, edhe ato gra që e kanë kuzhinën pikë të fortë është mirë të nxjerrin nga sirtari një libër të mirë recetash që ta kenë rezultatin të sigurt. Ai i vlerëson pjatat tradicionale por edhe kontornot e pasura me djathëra të përzgjedhur të rregulluara me mustardë apo mjaltë që e bëjnë edhe më të adhurueshme për syrin dhe për gojën. Nuk duhet të mungojë as ëmbëlsira për të kurorëzuar mbrëmjen. Pasi të ketë mbaruar darka, nxirrni në tryezë pak rum për të ngrohur ambientin.

BINJAKËT

Zgjidhni ushqime që hahen me dorë

Mashkulli i Binjakëve nuk është kushedi çfarë i dhënë pas ushqimit dhe nëse doni ta ftoni për darkë, bëjeni në një kontekst me më shumë se dy vetë… Ai adhuron që në mënyrë të veçantë ta dëgjojnë. Do që të jetë ai njeriu që i dëfren të ftuarit me batutat e holla. Më mirë akoma nëse darka është në këmbë (pra të mos uleni në tryezë) dhe ai ka mundësinë të lëvizë lirshëm. I pëlqen aktualiteti dhe është gjithnjë i informuar, kështu, është mirë të jetë diku, në një vend të dukshëm, një gazetë…Është kureshtar dhe ka qejf të eksperimentojë shije të reja, i pëlqen kuzhina e lehtë dhe gjëra të vogla gatesash të ndryshme. Një zgjedhje e mirë: ushqime që hahen me dorë, kombinime të ndryshme ose thjesht sushi. Atij nuk i intereson shumë se çfarë keni gatuar me duart e tua e çfarë keni porositur. Mjaft të keni organizuar gjithçka në mënyrë të përkryer dhe që të ftuarit e tjerë të jenë simpatikë, së paku sa ai. Do t’ju drejtojë buzëqeshje çapkëne dhe nuk do të reshtë së luajturi me ju. Tek e fundit, ta dini mirë, do të jetë i ftuari i fundit që do të largohet.

GAFORRJA

I pëlqejnë ftesat për darkë

Mashkullit të Gaforres i pëlqen shumë ta ftojnë për darkë, të ndihet i përkëdhelur dhe i shërbyer në të gjitha pikëpamjet. Është më i lidhuri, ndër shenjat, me figurën e nënës dhe për pasojë, çdo gjë që ka pak shije fëminore dhe i kujton të shkuarën e qetëson dhe emocionon. Nxirrni nga sirtari mbulesën e tavolinës prej linoje të gjyshes dhe servisin e porcelanit sepse do t’i bëjnë shumë përshtypje. Kështu do të arrini t’i tregoni që keni vlera të përbashkëta. Ngjyra e tij e preferuar në kuzhinë është e bardha ndaj dhe recetat me qumësht ose pana ia ngacmojnë shijet… Filloni me një krem preshi ose kungulli, vijoni me një rosto derri me qumësht. Mos keni frikë t’ia mbushini ju pjatën dhe ta pyesni nëse do akoma, siç bëjnë tek e fundit të gjitha mamatë. I adhuron kremrat ndaj mbylleni darkën me një panakota, karamel ose një tiramisu. Do të bjerë përmbys, i dashuruar…

LUANI

Në tryezën e përkryer

Mashkulli Luan do ta bëjë triumfale hyrjen në shtëpinë tuaj dhe do t’ju duhet të jeni bërë gati në çdo hollësi: përparësen në brez dhe pishtarin në dorë por flokët e rregulluar mirë dhe me kujdes. I adhuron tryezat e rregulluara me kujdes, gotat e përshtatshme për verën dhe takëmet me shkëlqim. Nëse doni ta befasoni zgjidhini me kujdes ato që do të shtroni në tryezë për shembull: havjar ose levrek të pjekur në kripë të trashë. Nëse preferon mishin guxoni me një spageti me tartuf dhe rosto të pjekur ngadalë…Është shumë e rëndësishme që të ndihet i përkëdhelur dhe i vlerësuar. Dëgjojeni dhe vini herë pas here dorën në mjekër për të dëshmuar vëmendje, por pa e humbur spontanitetin. Fikeni telefonin, nuk i pëlqen ta ndërpresin zilet dhe do ta merrte si fyerje shpërqendrimin tuaj. Nëse e ndërprisni darkën për një desert me limon, ka për t’u ndier me të vërtetë i përkëdhelur. Mos harroni: në fund vini në tryezë pak konjak të mirë dhe disa çokollatëza me xhenxhefil dhe spec djegës. Ai do të jetë mbreti i darkës por ju, mbretëresha e natës!

VIRGJËRESHA

Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

Një i ftuar i kësaj shenje kënaqet mjaft lehtë, por duhet të dini disa gjëra: vlerëson ushqimet e shëndetshme dhe i do biologjike madje në disa raste mund të jetë dhe vegjetarian. Bëni pazaret e duhura: lazanja me salcë, ravioli me gjizë pa kripë dhe spinaq, por mos e teproni me përdorimin e gjalpit. Gjatë darkës mos reshtni së foluri për rëndësinë e një ushqyerjeje të shëndetshme dhe nevojën për të pasur një mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë dhe përmendni librin ose artikullin e fundit që keni lexuar në lidhje me këtë argument. Nëse doni ta lini pa fjalë shpikni një recetë ku keni përdorur gjëra të mbetura nga darka e kaluar për shembull ndonjë lloj qofteje ose perime të mbushura! Mund ta mbyllni darkën me një tortë me mollë. Virgjëreshat janë dëgjues të mirë por kanë sens praktik dhe nuk e kanë problem nëse pas buke merren me pastrimin e tryezës. Është momenti për t’i hapur sytë: nëse e përdor makinën e enëve me të njëjtën saktësi si ju, mos kini dyshime, çojeni në altar!

PESHORJA

Elegant dhe i kujdesshëm

Mashkulli peshore është elegant në sjellje dhe në të folur dhe do të vijë në shtëpinë tuaj patjetër me një dhuratë ose tufë me lule. Është i vëmendshëm ndaj formës dhe estetikës së çdo hollësie dhe i shijon një tryezë e shtruar sipas rregullave. I pëlqejnë recetat klasike por edhe shijet shumë ekzotike dhe të gjitha llojet e erëzave. Kënaqeni, madje bëjeni të lumtur, me një rizoto me kërpudha porcioni dhe si pjatë të dytë mish të pjekur viçi me patate dhe angjinare. Mos harroni t’i zbukuroni pjatat me shije të hollë. Peshorja nuk i merr gjërat me nxitim, ka qejf të bëjë shumë pauza dhe duhet t’i përshtateni ritmit të tij. Mund të mos e mbarojë racionin edhe kur është në sasi të vogël. Por këtë e bën sepse e konsideron vulgare teprimin me ushqimin. Nga ana tjetër, nëse e ka pranuar ftesën tuaj, nuk ka shumë të bëjë me pjatat që do të gatuani. Apo jo? Do pra, që të ketë kohën e mjaftueshme për të të njohur mirë dhe deri në fund të mbrëmjes nuk do ta dini se cili do të jetë fundi. Është mashkull i pavendosur dhe jo më kot i pëlqejnë gratë romantike dhe njëkohësisht të vendosura.

AKREPI

Misteri që e tret tryeza origjinale

Jepini japrak me gjethe rrushi. Mbylleni darkën me një ëmbëlsirë jo shumë të ëmbël si për shembull fruta në xhelatinë. Nuk duhet të mungojë kafeja e zezë dhe e fortë: të gjithë e dimë se do të duhet për të qëndruar gjatë zgjuar…Nëse ia keni dalë të ftoni për një darkë intime një mashkull të shenjës së akrepit kjo do të thotë se ai e di sakaq çfarë do prej jush…Nuk është shumë fjalaman dhe fama e tij si misterioz i përjetshëm shkrihet në tryezë, sepse ia lëshon veten aromave dhe shijimit. Do të hedhë sytë rreth e rrotull, do ta vëzhgojë shtëpinë tuaj me vëmendje për të njohur aspektet tuaja më të fshehta. Në tryezë nuk është shumë kërkues dhe ia vë veshin më shumë përmbajtjes sesa formës. I pëlqejnë të brendshmet dhe çdo gjë që rritet nën tokë. Pra, patate furre, ose pure patatesh, tartuf me vezë dhe mish të freskët, nëse doni ta lini pa mend me thjeshtësinë më të madhe.

SHIGJETARI

Sportiv dhe informal

Është një mashkull simpatik sportiv dhe informal. Mund të mbërrijë me vonesë duke formuluar njëmijë justifikime ose t’ju marrë në telefon qysh pasdite për t’ju pyetur nëse ju duhet ndihmë. Priteni në shtëpi sikur të ishte hera e njëqindtë që vjen te ju, por mos harroni një muzikë të mirë në sfond. Në tryezë është kureshtar dhe gjithnjë i gatshëm për të provuar shije dhe receta të reja, ose më mirë akoma të vendeve të largëta. Tempura japoneze me karkaleca dhe perime, por edhe një oriz basmat me perime dhe pulë mund ta gëzonin si një fëmijë. Mund të përgatisni edhe një pjatë unike të shoqëruar me një frut të mirë tropikal dhe për ëmbëlsirë një krem. I pëlqen të tregojë se është i hapur, tolerant dhe përfshirës por s’e duron dot kohën e harxhuar ndaj duhet të jeni gjithnjë e gjallë në nivelin e bisedës. Kur të ketë mbaruar darka mund ta ftoni për një shëtitje jashtë, pasi të keni rregulluar bashkë kuzhinën.

BRICJAPI

I përpiktë dhe klasik

Mashkulli i Bricjapit është i rezervuar dhe në dukje i ftohtë. Do të mbërrijë me një përpikëri të pacen në derën tuaj. I pëlqen klasikja dhe përkorësia në çdo gjë dhe vlerëson një tryezë të rregulluar me kujdes por jo me shumë salltanet. Një supë e mirë me drithëra do t’ia ngrohë zemrën dhe do ta çlirojë nga tensionet që me shumë gjasë i ka sjellë me vete nga puna. Lëreni të kalojë pak kohë nga një pjatë në tjetrën për të mundësuar bashkëbisedimin në qetësi. Ka nevojë që të flasë për projektet e tij. Një pjatë me proshutë të mirë e shoqëruar me djathin e duhur dhe piper mund të mjaftonte për ta kënaqur një mashkull që i pëlqen të ketë marrëdhënie jo shumë të fuqishme me oreksin. Befasojeni me një ëmbëlsirë të thjeshtë: një krem karamel i bërë në shtëpi. Mbylleni mbrëmjen duke pranuar të josheni nga një mashkull që do ta ketë gjithnjë nën kontroll situatën… ose të paktën bëjeni të besojë kështu!

UJORI

Politikisht korrekt edhe në tryezë

Sado që duket se nuk e vret mendjen për ushqimin, mashkulli i Ujorit ka disa interesa të sakta dhe të mirëpërcaktuara që duhet t’i mbani në mendje për t’i fituar besimin. Filloni duke i bërë pazaret në dyqanet “politikisht korrekt”. Pra blini produkte që mbështesin ekonominë e vendeve më të varfra. Kujdesuni që blerjet tuaja të mos kenë ndikim mbi mjedisin (fshini çdo lloj prove që dëshmon të kundërtën). Nuk ka rëndësi se çfarë do të gatuani, atij i intereson angazhimi juaj shoqëror, aftësia juaj për të besuar te ndërtimi i një bote më të mirë… edhe kur është fjala për ushqimin. Pra nxirrni në tryezë një spageti të thjeshtë me domate të pjekura. Mos harroni që të ketë në sfond një kolonë zanore dhe të hapni biseda mbi librat dhe filmat…