LifeStyle

Si ta kuptoni nëse keni frikë nga dashuria

Sa prej nesh kanë frikë nga aeroplanët? Apo mendojmë se nëse qëndrojmë në ashensor oksigjeni do të jetë i pamjaftueshëm? Në fakt frika është një kuti që fsheh shumë, përveç logjikës. Por a mund të të trembë dashuria? Po!

Çfarë na tremb? Tërheqja vjen papritur, fatalisht, një faktor i pallogaritshëm që ne të gjithë kërkojmë ta përjetojmë.

Nëse e kapni veten duke bërë apo edhe duke u përpjekur të bëni gjëra të marra (për ta thënë me mirësjellje) mund të lidhet me diçka të pakontrollueshme që ndjeni. Bukuria e dashurisë fshihet në të papriturën. Nuk e keni dëgjuar shprehjen, “kush priste që të dashuroheshe me të” apo “por a është e mundur për ata”? E megjithatë gjithçka është e mundur.

Por fillimisht ne pyesim veten se sa shpejt dhe papritur lindi një ndjenjë  Në vend që ta jetojmë, të rrezikojmë dhe të zhytemi në detin më të lulëzuar që do të njohim, ne bëjmë budallallëqe për të vënë frenat ndaj frikës nga ajo që ndjejmë!

Por a është e mundur të dëshirosh dashurinë e vërtetë dhe në të njëjtën kohë të kesh frikë prej saj? Po, në dashurinë e vërtetë, njerëzit janë të pambrojtur sepse humbasin kontrollin. Ata pranojnë të jenë në një pozicion pasiv. Pra, ata bëhen të pambrojtur. Por në këtë mënyrë i japin vetes mundësinë të përjetojnë një pasion të çmendur. Nëse nuk e lejojnë, nëse duan të ruajnë kontrollin, kufizojnë veten dhe qëndrojnë pranë vetes.