Shëndetësi

Si të humbasësh peshë duke ecur, këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i mir ëushiqmor.

Nëse i respektoni këto të dyja në përditëshmëri me siguri nuk do të shqetësoheni kurrë për peshën tuaj.

Gjithësesi shumica e njerëzve çdo vit nisin regjime të ndryshme për të humbur kilogramë apo për të mbajtur trupin në formë.

TS Poll - Loading poll ...

Një nga format më popullore dhe të lehta për ta bërë këtë është ecja në përditshmëri.

Të gjithë ecin dhe procesi nuk është aspak i vështirë, por ka disa truke të vogla të cilat mund t’i përdorni për ta bërë më efikas.

Hapat që duhet të ndiqni

Ndërsa për të humbur shpejt kilogramët e tepërt vetëm duke ecur si fillim duhet të ndryshoni ritmet.
Mundohuni të kombinoni të ecurën e shpejtë me atë të ngadaltën për disa minuta rradhazi.
Në 10 minutat e para nisni me ecje të ngadaltë në mënyrë që të ngrohni muskujt.

Pas kësaj kohe shpejtoni hapin sa të mundesni për 30 sekonda e më pas ngadalësoni sërish.
Bëjeni këtë që të rregulloni frymëmarrjen dhe përsëriteni për të paktën 9 herë si cikël të vazhdueshëm.

Pas muajit të parë të kësaj rutine ecje do të shikoni ndryshime të trupit dhe mendjes tuaj.
Efektet e ecjes në shëndet

Ekspertët thonë se mjaftojnë 30 minuta ecje në ditë për të ulur shanset e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, forcuar kockat, ulur rrezikun e obezitetit, kancerit, diabetit dhe kolesterolit të lartë.
Përveç kësaj luftoni natyralisht stresin, ankthin dhe simptomat e depresionit.
Ecja ofron përfitime të jashtëzakonshme në shëndet por edhe tek humori.
Kur ecja është e rregullt ajo modifikon sistemin nervor në një mënyrë të tillë që njeriu ka më pak zemërim brenda