Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, mik, shef, koleg, partner apo i njohur që kemi, dikur ishte thjesht një i huaj. Dhe kur e takuam për herë të parë, nuk mund ta kishim idenë se do të krijonim marrëdhënien që ndajmë tani.
Është e pamundur të dimë gjithçka që duhet të dimë për dikë herën e parë që e takojmë, përveç nëse kemi një dhuratë që na ndihmon të kuptojmë menjëherë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë.
Pra, nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ekziston një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë për ju.
Thjesht pyesni personin përballë jush se çfarë mendon ai për dikë tjetër.
Sipas një studimi nga Universiteti i Nebraskës, njerëzit shohin karakteristikat tona tek të tjerët. Kështu, një personazh egoist do të dallojë elementë të ngjashëm në një tjetër, ndërsa një i sjellshëm do të shohë karakteristika më të buta dhe më të qeta.
Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të gjykojnë karakteristikat si pozitive ashtu edhe negative të njerëzve të tjerë.
Sa më pozitivisht i gjykonin të tjerët, aq më të lumtur dhe më të qëndrueshëm emocionalisht ishin pjesëmarrësit. Nga ana tjetër, ata që i gjykonin të tjerët negativisht ishin narcistë dhe kishin më shumë sjellje antisociale.
Sigurisht, argumentojnë shkencëtarët, fakti që një narcisist sheh elemente negative tek të tjerët nuk do të thotë se ai bën të njëjtën gjë me veten e tij. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me çrregullim të personalitetit mund të besojnë se të tjerët, për shembull, janë armiqësorë dhe keqdashës, edhe nëse nuk mund të dallojnë sjellje të ngjashme në vetvete.
Siç vërejnë ata, një person negativ gjithashtu i sheh të tjerët në këtë mënyrë. Vetëm kjo tendencë tregon më shumë shanse për depresion ose çrregullime të tjera psikologjike.