Zendaya e ka bërë sërish: një tjetër dalje publike, një tjetër transformim që po merr gjithë vëmendjen.
Pas flokëve shumë të gjatë me extensione dhe eksperimentit të fundit me prerjen “bixie”, aktorja ka shkuar edhe më shkurt. Gjatë eventit pop up të Prada Paradoxe në New York Fashion Week, ajo u shfaq me një pixie cut kaçurrel që sjell menjëherë ndër mend Betty Boop dhe elegancën retro të ikonave të dikurshme.
Prerja është shumë e shkurtër në pjesën e pasme, ndërsa sipër ruan volum përmes kaçurrelave të buta dhe të kuruara, pa efektin frizz. Një ndryshim i fortë nga flokët e gjatë me të cilët Zendaya është shfaqur shpesh, por që vazhdon afrimin e saj të muajve të fundit me prerjet gjithnjë e më të shkurtra.
Megjithatë, flokët ishin vetëm gjysma e historisë.
Për makeup-in, Zendaya la mënjanë tonalitetet neutrale dhe zgjodhi lejlanë dhe lavandën, në një grim që makeup artisti Ernesto Casillas e ka quajtur “wisteria look”.
Në pamje të parë duket minimalist, por loja e ngjyrave është ndërtuar mbi kontraste shumë të menduara.
Baza e fytyrës është e freskët, e hidratuar dhe glowy, duke ruajtur shkëlqimin natyral të lëkurës. Në faqe, një blush në ton cherry sjell ngrohtësi dhe balancon nuancat e ftohta që dominojnë te sytë.
Dhe janë pikërisht sytë protagonistët e makeup-it.
Lejla dhe lavanda janë sfumuar rreth tyre, ndërsa lapsi i zi dhe maskara e theksuar krijojnë kontrast dhe efektin e syve më të mëdhenj, thuajse “Bambi eyes”.
Buzët, përkundrazi, mbeten në plan të dytë me një balm nude. Asnjë ngjyrë që konkurron me sytë dhe asnjë element i panevojshëm.
Është pikërisht ky ekuilibër që e shpëton lejlanë nga efekti tepër romantik. Tonet e ftohta të syve takohen me lëkurën e artë, blush-in cherry dhe të zezën e qerpikëve, duke e bërë rezultatin më modern dhe editorial.
Pastaj është pixie cut-i, që i jep gjithë pamjes një tjetër dimension. Ka diçka nga Betty Boop në kaçurrelat e shkurtra dhe të formuara, por edhe një frymë të viteve ’60 në mënyrën se si kombinohen me sytë e mëdhenj dhe makeup-in pastel.
Edhe simbolikisht, lejla është një ngjyrë interesante. Në kromoterapi lidhet shpesh me intuitën, transformimin dhe harmoninë, si një pikë takimi mes qetësisë së blusë dhe energjisë së së kuqes.
Por edhe pa hyrë në simbolikën e ngjyrave, “wisteria look” funksionon për një arsye shumë më të thjeshtë: bie në sy pa bërtitur.
Një pixie cut kaçurrel, pak nostalgji retro dhe një re lavande mbi sy. Zendaya sapo tregoi se makeup-i lejla mund të duket shumë më chic nga sa e kishim menduar./CLASS

