Shëndetësi

Si të kuroni shenjat e strijave dhe celulitin gjatë shtatzanisë

Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas pëson ndryshime të mëdha sepse i përshtatet fëmijës që rritet në bark. Ndryshimet më të mëdha dhe më të dukshme janë kryesisht tek barku dhe gjoksi për shkak se rriten më shumë me kalimin e muajve për shkak të rritjes së mitrës dhe zhvillimit të gjëndrave të qumështit.

Në këto zona të trupit lëkura pëson ndryshime të mëdha gjë që nëse nuk është elastike, mund të krijojë shenja të strijave veçanërisht duke filluar nga tremujori i tretë. Por kjo ndodh edhe për shkak të ndryshimit të hormoneve, të cilat shkaktojnë fillimin e celulitit dhe strijave.

Ja disa mënyra si ti trajtojmë:

Para së gjithash në këtë periudhë nëna shtatzënë duhet të ndjekë një dietë të ekuilibruar.

Duhet të shmangni të gjitha ushqimet yndyrore dhe veçanërisht ato që përmbajnë kalori.

Duhet të rrisni konsumimin e frutave dhe perimve, por mbi të gjitha të ecni sa më shumë.

Idealja do të jetë nëse ndiqni palestrën, por edhe të ecësh për gjysmë ore ose të notosh në pishinë.

Por për strijat dhe celulitin është mirë që të përdoren edhe produkte kozmetike që trajtojnë këto probleme.

Vaji i bajames është një aleat i shkëlqyer.

Me këtë mund të masazhoni pjesën ku i keni këto probleme pas dushit.

Përpiquni sa më shumë ti ndiqni këto këshilla, por mos harroni që gjithçka është gjenetike.