ShowBizzz

‘Si thes koke bo’, Beslira i kthehet komentuesit

Beslira Xhafaj ka vendosur t’u përgjigjet hapur komenteve negative për peshën e saj, vetëm një muaj pas lindjes së djalit. Këngëtarja ka ndarë një video në llogarinë e saj në TikTok si kundërpërgjigje ndaj një ndjekësi që i kishte shkruar: “Si thes koke bo”.

Në vend që ta kalonte në heshtje, ajo realizoi një video duke pozuar e qeshur me këngën “Fustani” të Elvana Gjatës dhe Capital T, ndërsa në mbishkrim shkroi: “Thesi në aksion”. Por përtej humorit, Beslira ndau një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha vajzat dhe gratë, sidomos për nënat e reja, duke treguar se është në paqe me veten. Përmes një komenti të gjatë në të njëjtin postim, ajo e bëri të qartë qëndrimin e saj për këtë fenomen.

“Faleminderit shumë krejtve, jeni ma të mirat. Me këtë video vetëm dashta me tregu se mu s’ma nin. Kam lind para nji muaji një engjull e shyqyr unë jam e knaqne me veten tem,” shkroi artistja, duke treguar se fokusi i saj tani është vetëm te mëmësia.

Më tej, ajo theksoi se trupi i një gruaje nuk duhet të jetë temë diskutimi në asnjë rrethanë, duke i ftuar gratë që të mbështesin njëra-tjetrën. “Po si do qoftë trupi i një femre nuk komentohet as se si. Të jemi më të dashura dhe motivuese me njëra tjetrën,” theksoi ajo.

Në fund, Beslira pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për autorin e komentit bullizues, duke shtuar se nëse pas atij profili fshihet një burrë, kjo gjë është e papranueshme. “E nëse ky koment vjen nga një mashkull atëherë turp të ketë se nuk e kemi në kulturë me komentu gra të huaja se si duken, ju dua,” përfundoi këngëtarja. Reagimi i saj ka sjellë shumë komente pozitive nga ndjekësit e tjerë, të cilët e mbështetën dhe e përgëzuan për mesazhin e saj me shumë vetëbesim.

@besliraxhafaj Antwort auf @lol Thesi ne aksion 💋 ♬ Fustani – Elvana Gjata & Capital T

Të Ngjashme