Ish -konkurrenti i Për’Puthen, Gerti Gjeci ka akuzuar vajzën me të cilën u njoh në programin e dashurisë, se e ka tradhtuar.
Në një intervistë, ai ka pretenduar se Saide Buzi e ka tradhtuar me reperin e njohur, Noizy, teksa ka deklaruar se e zbuloi nga SMS-të në celular.
“Sa të vërtetuar e ke që bëhet fjalë për tradhti, në rastin e Noizy-t të paktën?”, u pyet ai.
“Unë e kam të vërtetuar me një video, ditën që u ndava unë i mora telefonin dhe pash pak nga biseda që Saidja po bënte me një person që kishte lidhje me Noizyn. Nuk munda të lexoj shumë pasi ajo më tërhoqi telefonin”, tha ish-konkurrenti i Për’Puthen.
Gerti shtoi se: “Lexova vetëm mesazhin ku personi e pyeste ‘si u ndjeve me Noizyn’ dhe Saidja ishte përgjigjur ‘Absolutisht mirë’.”
Ai rrëfeu se kishte tentuar t’i lexonte mesazhet, por ish-partnerja nuk e kishte lejuar.
Më pas ish-konkurrenti është shprehur se i tha Saides të vazhdonte jetën e saj, pasi nuk ja falte dot tradhtinë.
“I thashë ‘Ti duhet të kthehesh në Shqipëri, sepse unë çdo gjë e kam pranuar prej teje por tradhtinë nuk e pranoj dot’”, u shpreh Gerti.