ShowBizzz

“Si u ndjeve me Noizy-n?” Ish-konkurrenti i Për’Puthen akuzon partneren për tradhti!

Ish -konkurrenti i Për’Puthen, Gerti Gjeci akuzon per tradhti vajzën me të cilën u njoh në programin e dashurise. Ai pretendon se Saide Buzi e ka tradhtuar me reperin e njohur, Noizy, dhe thote se te gjithe situaten e zbuloi nga SMS-të në celular.

“Si u ndjeve me Noizy-n?” Ish-konkurrenti i Për’Puthen

“Sa të vërtetuar e ke që bëhet fjalë për tradhti, në rastin e Noizy-t të paktën?”, u pyet ai.

“Unë e kam të vërtetuar me një video, ditën që u ndava unë i mora telefonin dhe pash pak nga biseda që Saidja po bënte me një person që kishte lidhje me Noizyn. Nuk munda të lexoj shumë pasi ajo më tërhoqi telefonin”, tha ish-konkurrenti i Për’Puthen. “Lexova vetëm mesazhin ku personi e pyeste ‘si u ndjeve me Noizyn’ dhe Saidja ishte përgjigjur ‘Absolutisht mirë’.”

Ai rrëfeu se kishte tentuar t’i lexonte mesazhet, por ish-partnerja nuk e kishte lejuar. Më pas ish-konkurrenti është shprehur se i tha Saides të vazhdonte jetën e saj, pasi nuk ja falte dot tradhtinë.

 



bal