Në familjen e moderatores Ilda Bejleri sot ka festë. E vogla e shtëpisë Siena feston sot vitin e dytë të lindjes dhe për të fiksuar përgjithmonë momentet e 2 vjetorit, mami Ilda ka realizuar një set fotografik ku janë bashkë nënë e bijë.
E veshur me një fustan me printe florale, Bejleri shpreh çdo milimetër të portretit gëzimin për ditën e rëndësishme, ndërsa e vogla Siena siç e do rasti ka veshur një fustan me dandella në ngjyrë pink.
Moderatorja e sportit si asnjëherë më parë u tregua e hapur të ekspozojë edhe portretin e së bijës, e cila është një vogëlushe e bukur me flokët biondë dhe sytë e kaltër.
Siena erdhi në jetë dy vite më parë si frut i dashurisë mes prindërve të saj Ilda Bejleri dhe biznesmeni Ardit Kraja. Sa i përket karrierës televizive, aktualisht Ilda është shkëputur nga ekrani dhe nuk dihet nëse ka plan për t’u rikthyer sezonin e ri.
bal