Lajme

​Siguria në Kosovë e rajon, Kingji takon komandantin e KFOR-it

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Arben Kingji priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

Gjatë takimit u shpreh vlerësimi për drejtimin e misionit dhe kontributin e tij në përmbushjen e detyrave të NATO-s në Kosovë.

Kingji tha se gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për forcimin e sigurisë në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“U ritheksua gjithashtu angazhimi i Shqipërisë dhe i Forcave të Armatosura për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm të NATO-s”, tha ai.

Të Ngjashme