ShowBizzz

Sinan Vllasaliu pritet të këndojë në dasmën e Dua Lipës me Callum Turner?

Superylli me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Sipas materialit, më 31 maj këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni tejet private në Londër.

Megjithatë, duket se ky ka qenë vetëm një hap i parë, pasi “festa e vërtetë” pritet të zhvillohet ditët në vijim.

Të lidhura

None found

Mediat italiane po raportojnë se një mega-festë dasme do ta “ndezë” Sicilinë, ku eventit i janë lidhur pritshmëri të mëdha. Thuhet se organizimi do të mbahet në ambientet luksoze dhe magjepsëse të Villa Valguarnera, ku pritet të mblidhen emra të mëdhenj nga Hollywood-i dhe industria botërore e muzikës.

Edhe pse gjithçka po mbahet hermetike, raportimet e fundit flasin për një listë të mundshme të ftuarish dhe performuesish ku përmenden emra si Elton John, Charli XCX, si dhe figura të rëndësishme të modës globale.

Pavarësisht sekreteve që e rrethojnë këtë ngjarje, një detaj – sipas burimeve – duket se është i sigurt: në këtë organizim treditor pritet të mos mungojë as atmosfera shqiptare.

Burime të sigurta i kanë bërë të ditur Prive By Liberta Spahiu se në dasmën e Dua Lipës do të performojë Sinan Vllasaliu, një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të muzikës shqiptare.

Me hitet e tij të njohura dhe ritmin që zakonisht i ngre të gjithë në këmbë, prania e Sinan Vllasaliut pritet t’i japë një “shije” të veçantë kësaj dasme VIP, duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e fortë të Dua Lipës me rrënjët e saj.

Mbetet të shihet nëse në mesin e të ftuarve apo performuesve do të ketë edhe emra të tjerë nga estrada shqiptare.

Të Lidhura:

  1. Dasma sekrete e Dua Lipës? Del data dhe vendi luksoz në Itali
  2. Dua Lipa mahnit publikun në Madrid, ndërsa interpreton një këngë të Enrique Iglesias në spanjisht
  3. Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024
  4. “Po fshihet ajo që po ndodh realisht…”/Dua Lipa reagon zemërthyer për rastin e Epstein

Të Ngjashme