Ish-konkurrentja e emisionit Për’puthen, Sindi Loci, duket se ka vendosur t’i japë fund aludimeve për jetën e saj sentimentale.
Përmes një postimi në “InstaStory”, Sindi ka ndarë një fotografi ku shfaqet pranë një mashkulli, duke lënë të kuptohet se është partneri i saj, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e tij, pasi portreti nuk shihet plotësisht në foto.
Edhe pse nuk ka bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë, postimi është interpretuar nga ndjekësit si një konfirmim i lidhjes së saj të dashurisë.
Për momentin, Sindi ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën, duke ruajtur privatësinë e marrëdhënies së tyre.
