Shëndetësi

Sipas eksperteve ja sa grade duhet ta coni pjasterin gjate perdorimit ne menyre qe floket

Të gjitha ne e kemi patjetër në shtëpi një stilues flokësh si pIasteri dhe të paktën njëherë e kemi pyetur veten nëse po i drejtojmë flokët në temperaturën që duhet për të mos i dëmtuar.

Parukieret janë ato që e dinë më mirë se kushdo temperaturën e piastrës së flokëve.

Nëse i drejtoni flokët në temperaturë të ulët ato nuk do të drejtohen mirë dhe nëse i drejtoni në temperaturë të lartë mund të shkaktoni dëme serioze tek to.

Sipas ekspertëve, është mirë të vendosni piasterin në 185 ° C. Kjo temperaturë ndihmon në stilim dhe nuk i dëmton flokët pasi nuk e humbasin lagështinë dhe mbeten me shkëlqim, të lëmuar dhe të shëndetshëm.

Temperatura e ulët nuk do të ketë rezultatet e dëshiruara pasi do t’ju duhet t’i piastroni flokët disa herë në mënyrë që të drejtohen siç duhet.

Sigurisht, siç e theksuam edhe më lart, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe temperaturave shumë të larta, pasi për shembull në 210° C keratina fillon të shkatërrohet.

Nëse i doni flokët me shkëlqim dhe të lëmuar, atëherë temperatura e duhur për piasterin do të jetë truku juaj i ri i bukurisë. Flokët e ëndrrave tuaja mund të bëhen realitet dhe ne sapo ju kemi zbuluar sekretin.