Shëndetësi
Sipas mjekut te njohur, ja sa grade duhet ta mbani kondicionerin tani ne stinen e veres
📅 12 July 2023
🕐 12.07.2023
👁 4 shikime
I ftuar në emisionin “Wake Up”, kreu i urgjencës kombëtare ka treguar se si të menaxhojmë temperaturat e larta që shkaktohen nga i nxehti afrikan.
Ai shprehet se kondicioneri është një opsion shumë i mirë për të menaxhuar të nxehtin, por këshillon që të mos lihet asnjëherë poshtë 22 gradëve, pasi mund të shkaktohen probleme shëndetësore.
Neada Muçaj: Në kushtet e shtëpisë, si mund të shpëtojmë nga i nxehti. Në këto kohë vetëm kondicionerin po përdorim, por edhe ai ka efektet e tij anësore.
Skënder Brataj: Duhet të mbahet në temperaturë e kontrolluar, sigurisht që kondicioneri është një gjë shumë e mirë, por jo temperaturat ekstreme.
Nuk duhet të zbresim temperaturën nën 22 gradë, jo 18, jo 16. Në të ftohtë ne kemi ngushtimin e enëve të gjakut me qëllim që mban presionin arterial mbi 90 që të funksionojë qelizën cerebrale.