LifeStyle

Taika Waititi zbulon çelësin e një martese të suksesshme me Rita Orën: Duhet të investosh kohë në lidhje

Regjisori i njohur Taika Waititi ka folur për martesën e tij me këngëtaren me origjinë nga Kosova, Rita Ora, duke treguar se si angazhimet e shumta profesionale i detyrojnë të bëjnë përpjekje të veçanta për të kaluar kohë së bashku.

Regjisori i filmit Thor: Ragnarok ka shpjeguar se, për shkak të orareve të ngarkuara të punës dhe udhëtimeve të vazhdueshme në vende të ndryshme të botës, ai dhe bashkëshortja e tij duhet ta planifikojnë me kujdes kohën që kalojnë pranë njëri-tjetrit.

‘Ne vërtet përpiqemi të mos kalojmë shumë kohë larg njëri-tjetrit’, ka thënë Waititi në një intervistë për revistën australiane Woman’s Day Magazine, gjatë promovimit të filmit të tij të ri, Klara and the Sun, ku luan edhe aktorja Jenna Ortega.

‘Është shumë e vështirë kur të dy keni karrierat tuaja dhe udhëtoni vazhdimisht, duke u përpjekur të gjeni kohë për njëri-tjetrin nëpër vende të ndryshme të botës’, ka shtuar regjisori.

Ai ka treguar se, për shkak të angazhimeve të shumta të të dyve, edhe disa javë larg njëri-tjetrit konsiderohen si një periudhë e gjatë. Për këtë arsye, çifti ka vendosur që lidhjen e tyre ta trajtojë si përparësi, pavarësisht detyrimeve profesionale.

Të Ngjashme