Lajme

Siria përfshihet në konflikt dhe lëshon “shi” raketash në Izrael, ushtria izraelite kundërpërgjigjet menjëherë me sulme ajrore

Siria ka lëshuar një “shi” raketash mbi Israel, ku ka marrë një përgjigje të menjëhershme nga këta të fundit.

Mediet e huaja raportojnë se Izraeli ka lëshuar një kundërsulm me raketa drejt Sirisë pasi këta të fundit sulmuan prapritur me predha tokën izraelite, duke iu bashkuar Libanit. Një zyrtar i ushtrisë së Izraelit shkroi në X se një numër i madh raketash u lëshuan nga Siria të cilat synonin Izraelit.

Ai njoftoi se një pjesë e madhe e predhave kaloi në territor izraelit dhe ranë në zona të hapura. Sakaq, Izraeli ka nisur një kundërsulm të menjëherëshme drejt Sirisë. Ditën e djeshme ishte Libani i cili sulmoi me raketa Izraelin, në përgjigje të operacionit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit të cilët tentuan të kalonin kufirin pranë qytetit libanez të Dhayra. Ushtria izraelite tha se ka vendosur helikopterë për të sulmuar objektivat brenda Libanit.

Deri më tani gjashtë burra besohet të jenë përfshirë, dy u vranë, tre u plagosën dhe një u arratis përtej kufirit në Liban. Megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për numrin e tyre të saktë.

Në Lindjen e Mesme edhe Egjipi ka hyrë në negociata me Izraelin dhe grupet militante palestineze për të liruar gratë dhe fëmijët palestinezë në aktualisht ndodhen në burgjet izraelite, për tí këmbyer me gratë dhe fëmijët izraelite.

Konflikti tashmë ka vrarë qindra nga të dyja palët. Ushtria izraelite tha se më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga inkursioni i së shtunës. Në Gaza dhe Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve atje janë vrarë 830 persona.