ShowBizzz

Situata Heidi-Romeo-Liam, Bora Zemani e del në mbrotje banores: “Edhe ajo ka familje…”

Programi i djeshëm i “Cherry on Top” ka sjellë të ftuar shumë speciale më rrëfime dhe deklarata të pa treguara më parë.

Një ndër të ftuarit ka qenë ish-banori i BBV, Liami, i cili ka folur më shumë për eksperiencën e tij në “reality show” si dhe jetën e tij personale.

Sa i përket eksperiencës së tij, ai ka treguar e se cdo veprim i bërë brenda në atë shtëpi ka qenë thjesht për lojë, për të rënë sa më shumë në sy.

Mirëpo ai ka shtuar se nuk i ka pëlqyer aspak fakti që u karakterizua me fjalën “manjak” dhe kjo më shumë për shkak të familjarëve jashtë.

Lidhur më këtë situatë, ka dhënë mendimin e saj edhe Bora, duke i dalë në mbrojtje Heidit.

Liami: Eshtë më shumë për familjen se për mua nuk ka aspak problem, se nga një vesh më hyn edhe nga një vesh tjetër më del.

Bora: Mirë por duhet t’i mendojmë të gjitha anët e historisë sepse janë kosto për të gjithë. Pra edhe në momentin që ti merr parasysh të bësh një lojë provokative brenda BBV me një vajzë që edhe ajo ka familjen e saj nga ana tjetër. Nuk mund të themi që pse mu ktheve se unë kam familjen time.



lokimagazine