Zhvillimet e fundit duket se kanë ndikuar pozitivisht për Sara Hoxhën. Të paktën në mediat sociale.
Ditët e fundit ajo ka fituar rreth 9 mijë ndjekës, nga të cilët 5 mijë për 24 orë.
Pavarësisht arsyes, rritje e ndjekësve në Instagram është gjithnjë një lajm i mirë për një influencer si ajo. E kjo tregon po ashtu se njerëzit i duan dramat e showbizit.
Situata e fundit e krijuar me Dafina Zeqirin dhe Sarën e Ledrin ka pasur gjithë vëmendjen mediatike këtë javë. Kjo ishte hera e parë që Sara përfshihej në një përplasje virtuale për të cilën ka pasur qëndrime të ndryshme.