Viti 2023 nuk ishte edhe aq i mbarë në dashuri për disa nga fytyrat publike…
DAFINA DHE DJ GEEK
Kur është fjala për të Dafina Zeqirin, në muzikë ishte shumë e suksesshme. Por, jo edhe në dashuri. Dafina dhe Dj Geek i dhanë fund lidhjes së tyre që në muajt e parë të këtij viti, e arsyeja ishte një hap madhor që këngëtarja donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre.
LEDRI DHE SARA
Menaxheri i Ledri Vulës javë me parë ka konfirmuar se Ledri dhe Sara janë ndarë, si pasojë e asaj se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Por, nga çifti nuk ka konfirmim…
GETINJO DHE VIVIEN THANO
Ndryshe nga çiftet e tjerë, Getinjo dhe Vivien romancën e tyre e filluan në syrin e publikut në reality shou “Big Brother VIP Kosova”. Ndarja e tyre erdhi si pasojë se Viven në një studio televizive deklaroi se Getinjo luan kumar. Por, ketë e ka mohuar reperi.
FERO DHE ARBENITA
Pas shumë mosmarrëveshjeve, përplasjeve virtuale me njëri-tjetrin dhe sfidave të një pas njëshme, çifti i dhanë fund lidhjes së tyre. Arbenita e ka denoncuar Feron për dhunë fizike, kurse ai ka treguar se do të padisë për rrëmbimin e vajzës së tyre, Ninas.
OLSI BYLYKU DHE EGLI TAKO
Olsi dhe Egli ishin në lidhje 5 vjet, ku në publikun e gjerë u njihen si çift tejet simpatik. Por, gjithçka ndryshoi. Gjatë këtij viti ata treguan se raporti mes njëri-tjetrit nuk shkonte ashtu siç duhej, andaj çifti i dha fund lidhjes së tyre “Kosovarja”.
Kliko dhe lexo numrin e ri të “Kosovares”- Falas për ty