ShowBizzz

“S’jam serbe, larg qoftë”, Dojna Mema reagon për deklaratën që ndezi diskutime në rrjet

Dojna Mema ka bërë një sqarim mbi deklaratën ku u shpreh: “Unë nuk jam serbe, larg qoftë!”, e cila ndezi dhe shumë kritika dhe diskutime në rrjet.

Kështu, Dojna, përmes disa postimeve në InstaStory, u shpreh:

“Nuk e di pse së fundmi çdo gjë që unë postoj në rrjetet sociale, përbën polemikë për një numër të caktuar (njerëzish). Konkretisht bëra repost një story ku ishte keqpërdorur imazhi im dhe kisha shkruar: “Unë nuk jam serbe (larg qoftë)”, kur ç’të shoh, më vjen një lumë mesazhesh në inbox që më thonin: “S’të vjen turp, ti je personazh publik”; “Kjo nxit urrejtjen ndaj racës”.

TS Poll - Loading poll ...

Më pas, shtoi:

“Tani njerëz, mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës dhe për sa kohë, nuk bëjnë një hap mbrapa dhe nuk thonë: “Po, e kemi bërë! Po, kemi masakruar, pushtuar, vrarë dhe përdhurnuar, nuk mund të ketë një dorëdhënie dhe të thuhet: “Po, tani mund të flasim si njerëz të qytetëruar”.

Dojna e përmbylli videon duke thënë:

“Flasim për një shtet i cili sot e kësaj dite, i mëson fëmijët që në bankat e shkollës me historinë për së prapthi duke thënë që “Kosova është Serbi”. Kështu që, “larg qoftë të jem serbe” është minimumi që mund të them, me gjithë respektin”. Ajo shtoi se njerëzit nuk duhet të bëhen më katolikë se Papa, në rastet kur kërkojnë që të vijë paqja nga një shtet i masakruar.

Më tej, moderatorja publikoi edhe një tjetër postim, ku shkroi:

“Edhe një gjë: “Lufta e Kosovës” është koncept i gabuar! Nuk ka pasur luftë. Lufta është kur dy ushtri luftojnë për territor. Të përdhunosh nëna dhe të vrasësh fëmijë quhet MASAKËR!”.