Zejd është fëmija i 11-të i mami Fatmirës dhe babi Ervinit.
Vogëlushi erdhi në jetë në maternitetin”Mretëresha Geraldinë” dhe gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën.
Kjo e fundit tregon edhe se si është jeta me shumë fëmijë, si një nga pyetjet më të shpeshta që merr.
“Kam 8 goca dhe 2 çuna. Jam e lumtur dhe e kënaqur për familjen e madhe. Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë. Por jam shumë e kënaqur dhe e lumtur se e kam shtëpinë plot”, tha nëna e vogëlushit.
