
Moderatorja Anita Haradinaj në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat kosovare ka folur për dhunën e aluduar ndaj saj, nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj. “S’ka burrë që del dhe më rreh mua Unë dy herë jam rrëzuar prej takave, pa patur faj Ramushi hiç, dhe kam thyer hundën”, u shpreh moderatorja, duke deklaruar edhe njëherë se lajmet janë të pavërteta.
Anita Haradinaj theksoi se edhe 70 herë po të martohet, sërish do të kishte zgjedhur të kishte në krahë Ramush Haradinajn. “Unë dy herë jam rrëzuar prej takave, pa pasur faj Ramushi hiç, dhe kam thyer hundën. Njerëzit duhet të mendojnë se të ndodh edhe diçka tjetër, jo që një çift duhet të rrihet. Se s’ka burrë që del dhe më rreh mua. Se nuk më ka rrahur as baba, as nëna, as askush.
Nuk më ka lindur mua mami e babi që të më rrahë dikush, ditën që të më rrahë dikush, unë konferencë për mediat mbaj dhe them ‘më ka rrahur’. Nuk me vjen turp, nëse vjen puna deri këtu. I faturohen të gjitha Ramushit, edhe 70 herë të martohem, prapë atë djalë do të kisha zgjedhur, është njeriu më i miri i mundshëm që kam takuar në jetë dhe nuk e meriton që ti faturohen këto budallallëqe që mund ti prodhojë mendja e njeriut duke pasur kohë që të më analizojë mua që theva dorë.
Është gjynah dhimbjen time, kur kam bërë aksident se ka kuptuar asnjë njeri, ty ta shtojnë dhimbjen duke ia faturuar një burri super të mirë, një babai shumë të mirë duke i thënë ‘E ka rrahur’, nuk ekziston kjo”.
bal