Lajme

“S’ka marrëveshje, por dialog”, Bardhi: Nesër do dorëzoj prova shtesë për aferën e McGonigal

Kreu u grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas mbledhjes së gupit parlamentar është shprehur për media se nuk ka marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, po që kanë pasur një dialog me institucionet brenda Kuvendit për të arritur në normalizimin e jetës parlamentare.

Ai është shprehur se kanë rënë dakord për dy komisionet hetimore, teksa tha se opozita nuk është tërhequr nga kërkesat e saj që i kanë që nga tetori i 2023.

Pas mbledhjes së djeshme të Konferencës së Kryetarëve sot kam informuar grupin për atë që është rënë dakord për përmbushjen e tre shqetësimeve të opozitës dhe grupi ka mbështetur qëndrimin që përfaqësuesit e vet duke nisur nga kryetari i grupit dhe secili prej anëtarëve ka mbajtur në konferencën e kryetarëve.

Për ne normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i joni, por sigurisht pa u nënshtruar apo pa tejkaluar nevojën që ka Shqipëria për respektimin e kushtetues. Ne kemi rënë dakord në parim, është duke u punuar për të finalizuar këtë dakordësi. Ajo dakordësi të përkthehet në vendimmarrje të Kuvendit. Jemi duke punuar për tre çështjet që ramë dakord dhe PD i qëndron dakordësisë.

Me Ramën ka një dialog për t’i dhënë zgjidhje situatës në Kuvend, situatë që nuk është shkaktuar për shkak të opozitës, por se nuk janë plotësuar të drejtat e opozitës. Më 12 tetor nisi aksioni ynë, pasi na u rrëzuan dy Komisione Hetimore”, deklaroi Bardhi.

I pyetur nga gazetarët se përse opozita është tërhequr nga komisioni hetimor për çështjen e MCgonigal, Bardhi tha se këtë çështje po e ndjek me institucionet ligjore. Ai madje tha se nesër do të dorëzojë një kallëzim shtesë kundër Edi Ramës në lidhje me këtë çështje, teksa tha që pret që drejtësia të bëjë punën e saj.

Do dorëzoj nesër një këallëzim shtesë kundër Edi Ramës. Kam ndjekur rrugën insntitucionale ligjore për këtë çështje dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, tha Bardhi ndër të tjera.

Kujtojmë që nga diskutimi mes palëve dje në Konferencën e Kryetarëve është dakordësuar paraprakisht që opozita të marrë dy komisione hetimore, atë për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe koncesionet në fushën e shëndetësisë, si dhe pjesëmarrje të barabartë në një strukturë të posaçme që do të përshpejtojë procesin e kalimit të ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave.

Opozita ka kërkuar gjithashtu nga mazhoranca që të rishikojë projektligjet që kolegët opozitarë kanë depozituar në Kuvend, por që nuk janë marrë parasysh muaj më parë për shkak të kaosit dhe jetës së trazuar parlamentare mes palëve.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo