Lajme

“S’kam lidhje me ngjarjen”, lihet në burg Besnik Kolndreu, akuzohet se fshehu makinën e tre autorëve të vr*sjes së çiftit Mujeci

40-vjeçari Besnik Kolndreu do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Lezhës la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar në mungesë ndaj tij, në kuadër të hetimeve për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në fshatin Balldren të Lezhës.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, Kolndreu ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje. Ai ka deklaruar se jeton dhe punon në Mal të Zi dhe se nuk ka pasur dijeni për automjetin e përdorur nga autorët e dyshuar, i cili u gjet i fshehur pranë banesës së prindërve të tij në zonën e Torovicës.Pavarësisht pretendimeve të tij, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ndaj 40-vjeçarit masën “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.

See also  Mesazh i fortë nga Arabia Saudite: Nëse Trump nuk bombardon Iranin, regjimi do të forcohet edhe më shumëBesnik Kolndreu u arrestua më 17 qershor në Ulqin nga autoritetet malazeze, pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për ndihmë ndaj autorëve të krimit.

Ndërkohë, tre persona të tjerë të dyshuar si autorë të vrasjes, Renato Mhillaj, Florin Mhillaj dhe Adriano Mhillaj, vijojnë të jenë në arrati.

Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan më 26 prill, teksa po lëviznin me automjetin e tyre në aksin Balldre-Torovicë. Sipas hetimeve paraprake, krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje.

See also  I humbur prej disa ditësh/ Nisin kërkimet për 65-vjeçarin në lumin Vjosë, dyshohet se

Të Ngjashme