Lajme

SKANDALI I PERFSHIRJES NË DOSJEN AGASI/ Reagon ashpër Hati

Emri i influencueses së njohur, Hatixhe Brika (e njohur si Hati), ka përfunduar në qendër të vëmendjes pas aludimeve mediatike për përfshirjen e saj në dosjen e biznesmenit Ergys Agasi. Portale të ndryshme pretenduan se ajo ka qenë e pranishme në zyrën e biznesmenit gjatë përgjimeve të kryera.

Mirëpo, Hati ka reaguar menjëherë përmes një videoje publike në rrjetet e saj sociale, duke i mohuar kategorikisht të gjitha akuzat. Ajo ka shpërthyer ndaj artikujve mediatikë, duke deklaruar se po përdorin emrin e saj vetëm për të marrë klikime dhe audiencë. Ajo sfidoi publikisht këdo që hedh këto pretendime të nxjerrë prova konkrete, ndërsa nga organet zyrtare të hetimit nuk ka asnjë akuzë apo përputhje ligjore ndaj saj.

Të Ngjashme