Lajme

Skandali me eshtrat në varrezat e Tufinës, Blushi: Rast makabër nga Bashkia e Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi sot skandalin e Bashkisë Tiranë me eshtrat e foshnjeve, të cilat kanë përfunduar në kuti ëmbëlsirash te varrezat e Tufinës, pa njoftuar familjarët e të ndjerëve.

Investigimi i emisionit “Piranjat” zbuloi se eshtrat e foshnjave të vdekura në vitet 1992-1993 ishin marrë dhe futur në kuti ëmbëlsirash. Një kanal rreth 40 metra pretendohet të jetë varri mural për foshnjet, eshtrat e të cilëve janë futur të gjitha në ambalazhe ëmbëlsirash.

Lidhur me rastin Tedi Blushi tha sot për Syri Tv se kjo është një ngjarje tronditëse jo vetëm për banorët e Tiranës, por edhe për mbarë opinionin publik.

“Bashkia e Tiranës, nga një simbol famëkeq i hajdutërisë, dhunës dhe përjashtimit social ndaj të gjallëve, së fundmi është shndërruar në simbolin e krimit më makabër, të të larguarve nga kjo botë”, tha ndër të tjera sekretari i Përgjithsëm i PL-së.

Tedi Blushi tha se pas transemtimit të skandalit në Syri Tv SPAK duhet të kishte nisur hetimet për Bashkinë Tiranë, gjë që nuk e bëri. Blushi solli në vëmendje edhe ryshfetin e që bashkia merrte për të rezervuar vendin e varrimit nga të gjjallët, por makabriteti që tashmë ka kaluar te të vdekurit është tronditës tha ai.

“Kishim mësuar që drjetuesit e këtij institucioni merrnin ryshfet edhe për rezervimin e një vendi prerjeje në Tufinë apo Sharrë, dhe ju e mbani mend, vlera shkonte deri në 400 apo 500 euro. Pra, ju merrej ryshfet të gjallëve për të rezervuar vendin ku ata do të prehen ditën që do largohen nga kjo botë”, tha Blushi.

“Rast makabër, skandaloz dhe që meriton çdo lloj epiteti të mundshëm. Ishte një ngjarje vërtet shumë tronditëse, jo vetem për banorët e Tiranës, por edhe për mbarë oponinionin publik. Sepse bashkia e Tiranës, nga një simbol famëkeq i hajdutërisë, dhunës dhe përjashtimit social ndaj të gjallëve, së fundmi është shndërruar në simbolin e krimit më makabër, të të larguarve nga kjo botë.

Në një sistem ku demokracia funksionon, ku drejtësia është e pavarur dhe nuk funskionon me regji SPAK që mbrëmjen që Syri Tv trasmetoi ato pamje skandaloze, duhet të kishte ndërhyrë në bashkinë e Tiranës, sepse dhunimi i varreve është vepër penale. Dhe më e rënda akoma është keqtrajtimi që ju bëhet eshtrave të gjithë atyre që janë larguar nga kjo botë. nNuk ka ngjarje më tronditëse, më të rëndë dhe më makabre të regjistruar ndonjëhere në Tiranë.

Ne ishim mësuar me faktin që drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, dhe ky nuk është pretendim, por fakt, (pavarësisht se mediat e Ramës dhe Veliajt nuk i japin zë) , kishim mësuar që drjetuesit e këtij institucioni merrnin ryshfet edhe për rezervimin e një vendi prerjeje në Tufinë apo Sharrë, dhe ju e mbani mend, vlera shkonte deri në 400 apo 500 euro. Pra, ju merrej ryshfet të gjallëve për të rezervuar vendin ku ata do të prehen ditën që do largohen nga kjo botë. Ky ishte një skandal, por këto pamje të tmerrshme tregojnë dhe njëherë se ky institucion nga simboli famëkeq i hajdutërisë është kthyer në një institucion të krimeve më makabre që mund të bëjë një institucion shtetëror”, tha Tedi Blushi.

© Video Credits: Syri TV

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo