Një skandal i madh po shfaqet në botën e muzikës dhe argëtimit, nga detajet që kanë nisur të dalin në dritë pas arrestimit të Sean ‘Diddy’ Combs. Reperi dhe producenti i muzikës, i cili konsiderohet se ka zbuluar shumë yje, akuzohet nga shumë burra dhe gra për trafik seksual, abuzim, sulm seksual dhe përdhunim.
Sipas dëshmive më të reja, Diddy, siç njihet më shumë, organizonte festa orgjish, të ashtuquajturat Freak Offs, me gra të mitura dhe drogë. Skenari mbizotërues deri tani është se festat e mëdha që ai organizoi, të quajtura edhe White Parties, kishin një listë të madhe të ftuarish, nga të cilët një rreth shumë më i vogël e ndoqi atë më vonë në mbrëmje në Freak Offs.
Si pjesë e zbulimeve, Dail Mail publikoi një foto të vitit 2004 të manjatit të muzikës duke shijuar një luleshtrydhe të mbuluar me çokollatë nga trupi i një gruaje , të cilën ai e përdor si një pjatë servirjeje.Emrat e të famshmëve që kanë qenë të lidhur me White Party-t e tij (pa u sqaruar nëse disa kanë marrë pjesë edhe në Freak Offs, disa e kanë mohuar tashmë) janë Beyoncé, Justin Bieber, Jennifer Lopez (e cila ishte edhe partnerja e Diddy-t), Leonardo DiCaprio, Ashton Kutcher, Paris Hilton, Howard Stern, Kim Kardashian, Russell Brand, Mariah Carey, Russell Simmons, Megan Fox, Kelly Osbourne, Aretha Franklin, Martha Stewart, Tommy Lee, Pamela Anderson, Regis Philbin, Vera Wang.