Celine Dion tregoi së fundmi në një intervistë të re se sa ka “përparuar” sëmundja e saj muajt e fundit. Pas publikimit të ‘trailer’-it të dokumentarit biografik “I Am: Celine Dion”, në të cilin diva e muzikës flet për betejën e saj me një çrregullim të rrallë neurologjik, ylli i muzikes vendosi të qëndrojë sërish para kamerave dhe të japë një intervistë për të treguar gjendjen aktuale të shëndetit.Ne intervistën televizive për NBC News, Celine Dion rrefeu simptomat e sindromës së personit të ngurtë, me të cilën u diagnostikua në vitin 2022. Ajo i tha gazetares Hoda Kotb se shpesh ka spazma të forta të muskujve dhe se këto spazma dikur i thyen deri edhe brinjët. “Në një moment kisha thyer brinjët sepse ndonjëherë kur është shumë e vështirë…”, deklaroi ajo dhe gazetarja e ndërpreu dhe e pyeti nëse ngërçet ishin vërtet aq të forta sa mund të thyenin një brinjë, për të cilën Celine tundi kokën në formë pohuese.
Ajo shpjegoi gjithashtu se si duket kur përjeton një spazmë muskulor në fyt. “Është sikur dikush të të mbysin, sikur dikush të kap fytin. Mund të shfaqet edhe në bark, shpinë dhe brinjë”, tha ajo. Sindroma e personit të ngurtë është një sëmundje autoimune e rrallë dhe e pashërueshme, me të cilën këngëtarja u diagnostikua në vitin 2022. Për shkak të kësaj, ajo duhej të anulonte të gjitha koncertet dhe t’i jepte fund karrierës së saj. Ajo më herët tha se sëmundja shkakton vështirësi në ecje dhe nuk e lejon të përdorë kordat e saj vokale. Së fundmi, pohoi se shkon në terapi këshilluese pesë herë në javë për t’u ndjerë më mirë.
bal