Jennifer Aniston interpreton me Jon Hamm në sezonin e tretë të programit të saj Apple TV+ The Morning Show, dhe te dy shihen duke u bërë “shumë të gjallë nën çarçafë” në një nga episodet.Skena ishte e nxehtë, teksa Aniston, 54 vjeçe, krejtësisht e zhveshur rrotullohej ne shtrat me aktorin e ‘Mad Men’, qe vendosi duart mbi gjoksin e saj të zhveshur, shkruan DailyMail.
Në numrin e ri të Variety, Aniston i tha bashkëpunëtores së saj në Morning Show, Reese Witherspoon, se e pyeten nëse ndihej mirë kur fshihej nga holli i Hollivudit. “Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë vij nga kohëra te lashta, kështu që thashë: “Çfarë do të thotë kjo?” Ata thanë, “Aty ku dikush të pyet nëse je mirë”, dhe unë them, “Të lutem, kjo është e sikletshme mjaftueshëm edhe keshtu”, u shpreh ajo.
“Ne jemi të rritur, mund ta kuptojmë këtë” i tha ajo aktores fituese të nje cmimi Oskar. Jenifer vihet ne rolin e spikeres se lajmeve Alex Levy, ndërsa Jon luan Paul Marks, një miliarder teknologjik. Ne film, intervista e tensionuar dhe e fortë bëri që të fluturonin shkëndija mes të dyve dhe pasi ajo mbaroi, ata përfunduan në shtrat së bashku.
E zhveshur plotësisht, Jennifer edhe ne moshen 54 vjecare dukej po aq sensacionale sa në skenën e saj të parë nudo në The Break Up në vitin 2006.