1
Në një intervistë për emisionin “Ndryshe”, Olta Gixhari u pyet për mundësinë e skenave të reja të dashurisë mes saj dhe Luiz Ejllit në versionin e ri të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
“Nuk e mbaj mend se çfarë skenash janë filmuar që nuk janë transmetuar… Xhirimet kanë qenë aq intensive”, tha ajo duke iu referuar skenave të papublikuara që do t’i shtohen versionit të ri të filmit.
E pyetur gjithashtu rreth mundësisë së një “Në kuadër të dashurisë 2”, Olta deklaroi besimin e saj për një vazhdim të filmit:
“Unë kam shumë besim që do të bëhet një “Në Kuadër të Dashurisë 2”, sepse ka pasur shumë sukses dhe jehona vazhdon ende për ne.”
ks