Lajme

Skena tronditëse nga Gaza, të plagosurit  operohen në dysheme pa anestezi

Sulmi në spitalin në Gaza ka lënë pas një realitet tronditës. Të plagosurit presin në rradhë për të për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ata presin ndihmë në katet e spitaleve , kryesisht gra dhe fëmijë, dhe vetëm pak hapa më tutje ka shumë të vdekur.

“Kjo është e papërshkrueshme. Ambulancat ende po i nxjerrin trupat, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, ndërsa numri i të lënduarve dhe lëndimeve të tyre i ka tejkaluar aftësitë e ekipeve mjekësore dhe ambulancave,” tha Ashraf Al-Qudra nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Një fakt tjetër tronditës është se mjekët po i operojnë njerëzit në dyshme, në korridore, teksa pjesa më e madhe prej tyre edhe pa anestezi. Ndërsa një numër i madh i të plagosurve janë ende në pritje të operacioneve nga ekipet e kujdesit intensive.

Numri i saktë i të vdekurve nuk dihet ende, ministria thotë se mijëra njerëz që u evakuuan me forcë u strehuan në spital dhe shumë viktima janë nën rrënoja.

Konflikti mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit ka hyrë në ditën e tij të dymbëdhjetë dhe reagimet e ashpra kanë pasuar në mbarë botën pas granatimeve të një spitali në Rripin e Gazës.

Zyrtarët palestinezë pohojnë se ishte një sulm izraelit që vrau të paktën 500 persona, ndërsa Forcat e Mbrojtjes Izraelite (INF), nga ana tjetër, pretendojnë se shpërthimi në spital është shkaktuar nga një lëshim i dështuar i raketës nga Xhihadi Islamik Palestinez.