Lajme

Skenar politik paszgjedhor? Hoxha paralajmëron zgjedhje të reja dhe bllokadë qeveritare

Hafir Hoxha ka deklaruar se Albin Kurti synon të sigurojë zgjedhjen e presidentit, ndërsa sipas tij opozita po e saboton këtë proces me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Sipas Hoxhës, skenari politik mund të çojë në zgjedhje të reja, ku Lëvizja Vetëvendosje do të dalë e para, por pa siguruar qeverinë nëse nuk gjen mbështetje parlamentare nga partitë tjera.

Unë mendoj: Albin Kurti patjetër dëshiron ta zgjedhë presidentin.

Opozita ka sabotuar me presidentin që të rrëzojë Kurtin, të shkohet në zgjedhje; Kurti del i pari, nuk ia votojnë qeverinë dhe këta krejt bashkë e bëjnë qeverinë e re, VV i mbetet Kuvendi!”, shkruan ai në facebook.

Të Ngjashme