Lajme

Sokol Bregu: Ju rrëfej ngjarjen tronditëse që ndikoi të bëhem gazetar kronike

Gazetari Sokol Bregu rrëfeu në emisionin “Bilardo” në MCN TV një ngjarje të ndodhur në vitin 1988 në Lushnjë, e cila e tronditi dhe më vonë ndikoi që ai të bëhej gazetar kronike. Bregu tha se bëhet fjalë për një të ri i cili vrau 6 persona, dhe më pas u dënua me vdekje duke u varur në litar. Bregu tregoi se në tre ditë ndoqi me shumë vëmendje të gjithë procesin gjyqësor, ndonëse ishte vetëm 12 vjeç.

Ka një lidhje me fëmijërinë. Fëmijëria ime ka qenë në Lushnjë. Kur isha 12 vjeç, në kohën e komunizmit, një djalë nga një fshat aty afër vrau 6 persona, një ngjarje që në kohën e komunizmit nuk para ndodhte. Gjyqi u bë në mes të qytetit, në kinemanë e qytetit. Unë e kisha afër shtëpinë me kinemanë. Në kohën e komunizmit vrasjet ishin të shumta, ne kemi një perceptim sikur në kohën e komunizmit nuk kishte vrasje. Në atë konsiderohej si bashkëfshatarët e tij i kishin rënë më qafë, sot kemi këto termat e bullizmit, etj. etj. Atij ia fyenin familjen sistematikisht. Në 88-ën ka ndodhur. Ai ishte ushtar, mori kallashnikovin, erdhi në fshat, i vrau të gjashtë. Gjyqi u bë brenda tre ditësh në kinemanë e qytetit, dënim me vdekje. Në atë kohë shkonte edhe i ati në burg sepse nuk kishte arritur ta edukonte siç duhet. Të atin e dënuan me pushkatim. Gjykata e Apelit që ishte asokohe në Vlorë e ndryshoi. Të atin e çoi me burgim të përjetshëm dhe djalin me varje në litar. Në atë kohë vendoste Parlamenti, Kuvendi Popullor, qe vendosi ta lërë në fuqi. Ekzekutimi i djalit u bë në stadiumin e qytetit. U bë për publikun, e panë të gjithë, përveç fëmijëve. Ishte te porta e fushës së futbollit, mbeti atje për 12 orë, e panë të gjithë. Në tre ditë ndoqa me shumë vëmendje të gjithë procesin gjyqësor. Të mendosh për një djalë 12-vjeçar që ndjek për herë të parë kur dikush dënohet me vdekje në litar. Për mua ishte ndryshim i madh. Në atë kohë ishte tronditje e madhe, sepse nuk ndodhnin ngjarje të tilla, 6 veta brenda një dite. Vazhdoi historia e djalit, pasi vrau 6 veta ai djali zuri kodrën dhe qëllonte me armë. Kishte një shtetrrethim të madh, edhe ministri i Brendshëm Hekuran Isai dhe i kërkoi djalit të dorëzohej dhe ai pranoi t’i dorëzohej vetëm ministrit të Brendshëm. Qyteti u vendos në shtetrrethim të madh, askush nuk lejohej të dilte nga shtëpia. E kam sikur të jetë sot ai proces gjyqësor, e kam shumë të freskët. Ajo që mbaj mend nga ai proces është kur donin të thoshte fjalën e fundit, djali 19 vjeç e dinte që do ta vrisnin dhe tha ‘nuk pendohem për atë që bëra. Do të vrisja më shumë’. I ati që ishte i mbushur nga sistemi, mënyra si e kishin trajtuar tha: ‘Ma falni jetën se nuk isha në dijeni që biri do bënte këtë gjë’. Prandaj e lanë me burgim të përjetshëm”.

I pyetur nga gazetari Dyrnjaja, a të shtyhu ajo ngjarje të bëheshe gazetar?

Bregu tha: “Po, absolutisht. Jo në atë kohë. Në atë kohë më lindi një dëshirë shumë e madhe për të qenë një hetues. Do isha një ndër hetuesit, jo vetëm më të mirë në këtë vend. Çuditërisht u futa dy herë në Juridik dhe nuk e fitova dot. Fitova vetëm Letërsi dhe unë shkova me dëshirë. Hetuesi është pikërisht personi që do ta zbërthejë një personazh. Mbaj shumë shënime, gjatë gjithë kohës përpiqem ta shoh ndryshe personazhin. Sepse jam në vitin e 27 të profesionit, nuk bëj thjesht një trajtim kronike, bëj një hulumtim të personazhit që e kreu. Analizë brenda. Ajo është një hulumtim dhe hetim mbi një ngjarje. Baza ime e studimit është gjithmonë raporti që ka nxjerrë FBI për një rast të tillë. Ndjek me vëmendje çdo gjë që shkruajnë për një krim të caktuar dhe nuk kam nevojë të marrë leksione për një krim, për një rast apo çështje