ShowBizzz

Soni Malaj thotë se nuk e ndoqi penalisht Dua Lipën për të drejtat autoriale të këngës “Dance The Night”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “E diela jonë” në Radio Televisionin Shqiptar.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi, duke u rikthyer pak edhe në kohë me kujtimet e performancave që ajo bënte bashkë me Spirit Voice – grupin nga i cili edhe nisi karrierën.

Në veçanti, artistja me origjinë nga Tropoja ka diskutuar edhe për këngën e famshme “Fuoristrada”, të cilën grupi e kishin kënduar në festivalin “Këngët e Stinës” në vitin 1997.

@rtshqiptar

Soni Malaj në gjyq me Dua Lipën? #edielajone #rtsh #ermalpeci

♬ original sound – Radiotelevizioni Shqiptar

Kënga ka një ngjashmëri të madhe pothuajse identike në një pjesë të saj me vijën melodike të këngës “Dance The Night” të Dua Lipës, të cilën ajo e publikoi gjatë vitit 2023 si kolonë zanore për filmin hit “Barbie”.

Ngjashmëria mes dy këngëve kishte shkaktuar një valë komentesh në internet, me shumë që pyesnin nëse kënga ishte kopjuar dhe nëse janë ndërmarrë hapa ligjorë apo jo.

Megjithatë, Soni e pyetur nëse Dua i kishte paguar asaj diçka për këtë këngë, me shaka tha: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”.

Soni Malaj në gjyq me Dua Lipën? #edielajone #rtsh #ermalpeci ♬ original sound – Radiotelevizioni Shqiptar
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përballet me akuza për ngjashmëri ose kopjim të këngës.

Vitin e kaluar ajo kishte kaluar një betejë ligjore për hitin e saj “Levitating”, pasi disa artistë pretendonin se Dua e kishte kopjuar gjithë vijën melodike të këngës, dhe nuk kishte paguar.



ks