Gazetarja Sonila Meço ka humbur njeriun e shtrenjtë, babain e saj. Lajmin e trishtë e ka ndarë edhe vetë gazetarja, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Përkrah një fotoje të të atin, gazetarja ka shkruar, “Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babi ynë i shtrenjtë Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira.
Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë.
Pritja bëhet në Memorial Home IJA, pranë spitalit pediatrik, duke nisur nga ora 21:00 sonte. Ceremonia funerale do të bëhet nesër, në ora 15:30, duke u nisur nga Memorial Home Ija për në varrezat e Sharrës.
Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!”.
View this post on Instagram
bal