ShowBizzz

Sonte ka koncert/ Noizy lirohet nga burgu dhe pagoi 50 mijë euro!

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin që të lirojë reperin Noizy me kushtin që ai do të paguajë 50 mijë euro. Reperi është lënë i lirë dhe është larguar ditën e sotme nga ambientet e paraburgimit në Durrës ku ai ndodhej prej disa ditësh. Një prej clubeve të njohura në Jug të vendit, në Palasë ka lajmëruar se mbrëmjen e sotme Noizy do të performojë në ambientet e clubit.

Sonte ka koncert/ Noizy lirohet nga burgu dhe pagoi 50 mijë euro!

Vendimi i Gjykatës:
Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore.  
 Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Noizy së bashku me këngëtarin tjetër Arkimed Lushaj dhe D.J. Crax dhe disa persona të tjerë akuzohen se kanë dhunuar shtetasin Medi Iseni gjatë një koncerti të zhvilluar në një lokal nate në Pejë.



bal