Shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijët. Janë ata burimi i çdo gjëje dhe lumturia më e madhe…
Sot ata festojnë festën e tyre, 1 Qershorin, ndërsa prindërit kanë zgjedhur fjalët më të ndjera dhe më të bukura për t’i uruar ata në këtë ditë.
Po si i kanë uruar personazhet e njohur fëmijët e tyre?
Këngëtarja e muzikës popullore, Maya, ka zgjedhur që me anë të një postimi të publikojë si rrallëherë foto me djalin e saj për 1 qershor.
”Të dashur fëmijë, gëzuar festën tuaj, 1 Qershorin. Zemrat tuaja qofshin vatër gëzimi. Të dua”, shkruan Maya.
Një tjetër çift i përfolur shumë së fundmi për divorcin është Xhensila dhe Besi. Këngëtarja ka publikuar një foto me dy të vegjëlit e saj dhe më pas uroi në veçanti të birin për 1 qershorin e parë.
Kjo festë i gjeti bashkë Princ Lekën dhe vajzën Geradinë, ndërsa sipas asaj që ai ka postuar në rrjete sociale, i shoqëron edhe partnerja e re e tij Blerta. Kjo pasi princi i ka bërë tag në fotot e publikuara.
“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”, shkruan ai.
Olta Gixhari publikoi një foto me Amarin, ndërsa shkroi: Gezuar 1 Qershorin kalamajaaa ,s’ka ne bote me te mire e me te bukur se ju???? Amar per ty edhe 1000 jete te tjera.
Rudina Dembacaj uroi vajzën dhe mbesën e saj:
Zajmina Vasjari nuk publikoi asnjë foto të fëmijëve të saj por nuk mungoi një postim plot humor.
Jonida Vokshi uroi 1 qershorin me foto dhe video të dy të vegjëlve të saj
lokimagazine