ShowBizzz

Sot, 114-vjetori i lindjes së Nënë Terezës!

Sot më 26 gusht shënohet 114-vjetori i lindjes së Nënë Terezës.

Në këtë ditë të shënuar Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale dedikuar shenjtores shqiptare.

“Sot përkujtojmë 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit”, shkruan Rama.

Sot, 114-vjetori i lindjes së Nënë Terezës!

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, të Indisë, ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqe.

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.

Lindi në Shkup, të Shqipërisë të pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Republika e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910.



bal