Sot para 53 vjetëve u lind njëri prej ideologëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, heroi i kombit Bahri Fazliu.
Me këtë rast do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të heroit Bahri Fazliu në Qafë Bogiqe, në orën 12:00.
Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë në Bjeshkët e Bogiqes, trekëndëshi kufitar Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi, më 7 maj 1998.
Ai është vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor 1989, bashkë me Afrim Zhitinë, ranë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.