Dita e sotme është mjaft e veçantë për Beatrix Ramosajn, kjo pasi këngëtarja feston ditëlindjen e saj të 29-të.
Ka qenë vetë ajo që e ndau këtë gëzim me ndjekësit nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Mirënjohëse për jetën. Sot dhe përgjithmonë”, shkroi këngëtarja.
Urimet nuk kanë munguar as nga miqtë dhe të afërmit e saj.
“Është ditëlindja e ëngjëllit të familjes sonë. Edhe pse je në gjumë se flen me pulat dhe spo sheh asnjë postim. Të dua shumë. Nesër do kemi një super ditë bashkë”, shkruan vëllai i saj, Alban Ramosaj.