Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot do të nisë procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakove me fletëvotime që kanë ardhur nga votimi me postë jashtë Kosovës.
KQZ ka bërë të ditur se ky proces do të fillojë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet sipas standardeve dhe procedurave të përcaktuara ligjore, me qëllim garantimin e transparencës dhe saktësisë së procesit zgjedhor.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri më tani janë tërhequr dhe sjellë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
