ShowBizzz

“Sot ishte Elia, nesër unë, e më pas…”, Rozana Radi ia dedikon 8 Marsin aktores: Gratë kanë këllqe, gjithmonë kanë luftuar dyfish!

Këtë 8 Mars, këngëtarja e njohur Rozana Radi, ia ka dedikuar aktores Elia Zaharia, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të sulmit ndaj Princ Lekës.

Ajo shprehet se rasti nuk është vetëm i Elias, por i shumë grave dhe vajzave në vendin tonë, ndërsa thotë se një ditë mund të jetë dhe vetë në videon.

Këngëtarja thotë se ndoshta gratë janë fizikisht delikate, por ato kanë luftuar dyfish dhe se gjithmonë duhet të mbajmë dy rëndesa ne sup, atë privaten dhe atë socialen.

“Gratë kanë këllqe, vetëm se i kanë pak më lart se burrat”, e mbyll mesazhin Radi.

Postimi i Rozana Radit:

Vetëm dy ditë përpara festës së 8 Marsit të gjithë ne jemi dëshmitar të një video te koleges, aktores, nënës, motrës Elia Zaharia. Ky nuk është vetëm rasti i Elias por i shumë vajzave dhe grave në vendin tonë.

Video dhe foto të tyre që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat ushqejn me klikime portale te ndyshme. Do ti lutesha te gjithëve të mos i japim ushqim kësaj gazetarie të uritur për famë e like. Të mos komentojmë asgjë në video dhe foto të tilla.

Dje ishte një vajzë në këto video, sot Elia, nesër une e më pas mund të të ndodh dhe ty. Ndoshta ne gratë jemi fizikisht me delikate, por kemi një forcë 100 herë më të madhe se ajo që mund të mendoni. Kur lind grua duhet gjithmonë të tregojmë që jemi të denja për rolin që kemi. Gratë gjithmonë kanë luftuar dyfish.

Gjithmonë duhet te mbajmë dy rëndesa ne sup, atë privaten dhe atë socialen. Por mos të harrojmë që ne gratë jemi kolona vertebrale e shoqërisë. Gratë kanë këllqe. “Vetēm se i kanë pak më lart se burrat.”