Lajme

Sot kuvend, opozita premton trazira

Edhe këtë të enjte nuk pritet të ketë qetësi në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa të plotësohen kushtet e tyre.

Pak ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PD ka deklaruar se protesta e opozitës në Parlament do të përshkallëzojë.

Bardhi ka thënë gjithashtu se aksioni opozitar në Kuvend nuk do të ndalet dhe do të vijë momenti që qytetarët do t’i bashkohen protestës.

Në seancën e mëparshme deputetët e Partisë Demokratike, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhit, krijuan trazira jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Pasi Garda nuk i hapi dyert, deputetët demokratë gjetën të tjera mënyra për tu futur në Kryesi. Fillimisht, ishte Flamur Noka i cili kapërceu kangjellat, ndërsa më pas deputetët e tjerë hipën nga dritarja për tu futur në sallën ku dhe i priste me dy gishtat lart ish-kryeministri Sali Berisha.

Përplasje ka pasur edhe në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese, gjë që ka ka bërë qe mbledhja te nderpritet.

Rendi i ditës

  • Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te datave 12.10.2023 dhe 2.11.2023.
  • Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per financimin e projektit “Aftesia riperteritese e pare dhe zhvillimi i gjelber- hua per politikat e zhvillimit””.
  • Projektligj “Per nje shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, “Per taksat kombetare”, te ndryshuar”.
  • Projektligj “Per disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 “Per koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”.
  • Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 “Per Prokurimin Publik””. 7.
  • Projektligj “Per nje ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikes se Shqiperise, te ndryshuar” .
  • Projektligj “Per nje ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar””.
  • Projektligj “Per disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar”. 10. Diskutime per 9eshtje jashte rendit te dites.