Kombëtarja shqiptare ka sot, në orën 15:00, përballjen me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024. Rezultatet e kësaj përballje do të vendosin rrugëtimin europian të dy ekipeve, të cilat kërkojnë 3 pikëshin me shpresën për të kaluar grupin.
UEFA ka bërë me dije se trajneri i kuqezinjve pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion; në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar në rrjet për uljen e kokës duke bërë të mundur që Italia të shënojë golin e dytë. Sipas UEFA-s, Hysaj mund të zëvendësohet me Balliun. Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg dhe do të gjykojë francezi François Letexier. 57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg dhe sërish pritet që tribunat të vishen kuqezi dhe të dominojnë tifozët shqiptarë.
Kujtojmë që ndeshja e radhës e Shqipërisë është me Spanjën më 24 qershor.
bal